FORMACIONI/ Ndryshojnë lojtarët dhe jo skema, Sylvinho projekton Kombëtaren përballë moldavëve

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 20:45 me Moldavinë në "Air Albania". Dueli është i vlefshëm për grupin E kualifikues të Europianit 2024, me kuqezinjtë që pas humbjes me Poloninë (1-0) kërkojnë tri pikët në shtëpi, për të shpresuar kalimin në fazën finale.

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho e ka në mendje formacionin, teksa dje në stërvitjen e fundit ka pasur të gjithë grupin në dispozicion. Në portë pritet Strakosha, teksa mbrojtja me katër do jetë për Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj. Mesfusha pritet me tre, teksa ka balotazh mes Asllanit dhe Bajramit. Në sulm pritet Cikalleshi, i mbështetur nga Asani dhe Uzuni.

Në stadium pritet të jenë më shumë se 13 mijë tifozë, me ndeshjen që është e rëndësishme. Në katër ndeshje të zhvilluara kundër moldavëve, kuqezinjtë i kanë fituar të gjitha përballjet. Kujtojmë se Broja, Gjasula dhe Balliu janë të dëmtuar për tanët.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria XI (1-4-3-3): Strakosha - Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj - Bare, Ramadani, Bajrami (Asllani) - Asani, Uzuni, Cikalleshi Trajner: Sylvinho.

S.Dh/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion

'Kthehu për një kafe o burrë', Rama tregon përballjet me shqiptarët në Britani: Shoferi im në Londër ka ardhur me kamion