'Minutat e para nuk bëmë mirë, s'jam i kënaqur', Sylvinho: Kemi mundësi për vendin e parë

Barazimi 0-0 i Shqipërisë me Çekinë në Tiranë u komentua nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho.

“Nuk jemi vetëm ne në fushë, por edhe kundërshtari. Mund ta them edhe më shumë sot se janë fizikë, bëjnë presing, top i gjatë. Nëse e bëjmë ne, e marrim ata topin e dytë. Në grupin e kaluar, edhe në këtë më të ekuilibruarin, kjo është një skuadër shumë e fortë, është shumë e vështirë të luash ndaj tyre. Është shumë e vështirë të përballesh me ta. Janë të gjithë fizikë dhe me shumë intensitet. Nuk më kanë pëlqyer shumë 25 minutat e parë. Jam jashtëzakonisht i sigurt që nuk kemi bërë mirë 25 minutat e parë, s'jam i kënaqur.

Ne ishim në vështirësi në aspektin e ndërtimit të skuadrës për të luajtur ndaj Çekisë. Ne kemi vuajtur shumë, në Pragë kemi humbur se nuk kemi bërë mirë. Për të krijuar këtë ndeshje që të mund ta fitonim, kemi punuar shumë mbrapa. Ne nuk jemi shumë fizikë, që mund të përballemi me 6-7 lojtarë mbi 1 metër e 90, që janë shumë të lartë. Tuci ka bërë një ndeshje shumë të mirë, po përshtatet shumë mirë me ne, na jep centimetra dhe lojë. Uzuni është më shumë një sulmues i dytë, më shumë shpejtësi, nuk është ndeshje për të, Kemi bërë zgjedhje për Tucin që ka bërë mirë, është një lojtar pak më i gjatë dhe pak më i ndryshëm.

Shanset për vendin e parë? Nuk është e thjeshtë të përgjigjem. E vetmja gjë që gjetëm, është se është një grup shumë i vështirë, i ekuilibruar, mund të ndodhë gjithçka. Nuk e di nëse ka ndonjë grup tjetër me ekuilibër si ky, është gjithçka e hapur. Është shumë e vështirë, avantazhi që kemi është që luajmë në shtëpi, pastaj të shohim. Ka një mundësi që Ukraina nuk mund të marrë vendin e parë dhe Çekia nuk mund të zbresë, të tjerat janë të hapura dhe janë ndeshje të vështira. Ne jemi të lumtur në aspektin që përballemi me Ukrainën, Gjeorgjinë e Çekinë dhe të jemi me 7 pikë pranë tyre dhe të shkojmë në ndeshjen e fundit me mundësi të ecim para. Sa do t’ia dalim, nuk e di, ta shohim. Mendoj se duke qenë që kemi marr barazim na lë hapësirë për vendin e parë”, tha Sylvinho për “SuperSport” pas ndeshjes.


Lajmi kryesor:

Liga e Kombeve/ S'ka 'krisma' në Tiranë, Shqipëria dhe Çekia barazojnë 0-0! Grupi B1 i hapur, të martën vjen Ukraina


S.Dh/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy