Formimi i qeverisë, Blloku e VV
arrijnë marrëveshje për koalicion

Formimi i qeverisë, Blloku e VV<br />arrijnë marrëveshje për koalicion
Lidhja Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë arritur një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për të formuar qeverinë.
Sipas mediave në Kosovë, katër liderët kanë vendosur të formojnë qeverinë vetëm pak ditë para seancës konstituive të 12 shtatorit.

Më herët  kryetari i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa tha se blloku i këtyre tri partive do të veprojë në përputhje me vendimin e gjykatës kushtetuese.
Parlamenti i Kosovës pritet të mbldhet më 12 shtator  për të zgjedhur udhëheqjen e tij, që është kusht për ngritjen e institucioneve në bazë të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura tre muaj më parë.

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga u ka bërë thirrje deputetëve të Parlamentit të Kosovës që të gjejnë zgjidhje për ngërçin politik dhe të mundësojnë formimin e institucioneve të dala nga zgjedhjet e tetë qershorit, ndërsa nuk e ka përjashtuar mundësinë e lehtësimit të dialogut, por siç është thënë vetëm në rast të rrezikimit të funksionimit të shtetit.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje