Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shkruan se presin të bashkëpunojnë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta si paqja rajonale dhe zhvillimi ekonomik.
“Ambasada e SHBA-së mirëpret formimin e kuvendit dhe qeverisë së Kosovës. Ne mezi presim të punojmë me qeverinë e re për të çuar përpara prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”, shkruhej në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Tiranë.
Kujtojmë se ditën e djeshme u konstitua Kuvendi i Kosovoës, ku kryetare u zgjodh Albulena Haxhiu. Po ashtu dje u votëbesua në Kuvend Qeveria ‘Kurti 3’.
Lajmi kryesor:
Formimi i qeverisë së re në Kosovë, Kallas: Shpejtoni reformat për të zhbllokuar fondet e BE! Ambasada e SHBA: Mezi presim të bashkëpunojmë! Begaj: Urime Albin Kurti






