Formohet “Aleanca e Grave
Deputete”, kryetare Mesila Doda
Në ambientet e sallës së seancave plenare, sot u bë konstituimi i grupimit të grave parlamentare “Aleanca e Grave Deputete”, nismë e OSBE.
TIRANË - Në vijim të takimit të një dite me parë me gratë deputete të Kuvendit të Shqipërisë, i organizuar nga prezenca e
OSBE-së në Tiranë, në ambientet e sallës së seancave plenare, sot u bë konstituimi i grupimit të grave parlamentare “Aleanca e Grave Deputete”.
Gratë deputete të PS, PD dhe LSI zgjodhën unanimisht zonjën Mesila Doda kryetare te këtij grupimi parlamentar.
Këtë takim e përshëndeti dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, si dhe përfaqësues të OSBE-së në Shqipëri, të cilët e mbështetën këtë nismë shumë pozitive të një strukture, e cila nuk ka qenë aktive gjatë këtyre viteve.
“Unë ju uroj suksese në këtë iniciativë dhe ju siguroj një mbështetjen maksimale të Kuvendit të Shqipërisë dhe administratës së saj për funksionimin e punës së kësaj aleance”, u shpreh Meta.
Më tej, pjesëmarrëset e “Aleancës së Grave Deputete” theksuan se ato do të luajnë një rol të rëndësishëm dhe aktiv, përtej dallimeve politike, për çështjet që kanë të bëjnë për mbrojtjen e të drejtave të grave, në rritjen dhe respektimin e rolit te gruas në parlament, respektimin e kuotës gjinore në listën e kandidateve, në iniciativa të përbashkëta gjinore, ligjore, që përmirësojnë cilësinë e jetës së grave dhe vajzave në vendin tonë.
Shumë shpejt grupi do të formalizojë një rregullore të brendshme dhe një kod etike. Grupi parlamentar i grave në Kuvendin e Shqipërisë u themelua në vitin 1995 dhe funksionoi deri ne 2005.
Mbledhja e radhës do të zhvillohet ditën e martë dt. 5 nëntor 2013 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
58.5%
-
Jo
38.8%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 4829
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15