Formula 1, anullohet dita e tretë e
provave si shkak i reshjeve të borës

Formula 1, anullohet dita e tretë e<br />provave si shkak i reshjeve të borës<br>
Pista e Montmelos ishte mbuluar nga bora kur ekipet kishin arritur për të nisur provat, duke i detyruar të gjithë të qëndronin nëpër garazhe. Fillimi i ditës së tretë të provave në Formula 1 është shtyrë, për shkak të borës në Circuit de Catalunya-Barcelona në Spanjë.

formula1
Përgjegjësit e pistës nuk kanë thënë se kur do të jetë e gatshme për prova. Flamuri i kuq do të qëndrojë i ngritur derisa të përmirësohet shikueshmëria dhe të pastrohet bora.

formula1
Moti i ftohtë kishte ndikuar edhe në dy ditët e para të testimeve, duke i penguar skuderitë dhe pilotët që t’i kuptonin aftësitë e bolideve të reja, meqë nuk kishte kushte për testime të caktuara.
Është spekuluar se do të jepen ditë shtesë për provat në Montmelo, mirëpo vendimi duhet të jetë unanim ndërmjet skuadrave.

Dita e fundit zyrtare e seancave të para testuese është të enjten , që është edhe dita e katërt. Ndërsa nga e marta e ardhshme do të fillojnë seancat e dyta testuese që po ashtu zgjasin katër ditë.

Sezoni i sivjetshëm i Formula 1 do të hapet më 25 mars në garën për Çmimin e Madh të Australisë që zhvillohet në Melbourne.
 


 

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron