Formula 1, Button triumfon në garën e parë të kampionatit

Formula 1, Button triumfon në garën e parë të kampionatit
Ai ishte piloti të cilin e kishin më shumë frikë në kampionin e kampionëve të Red bull, dhe gara e parë sezonale e vërtetoi formën. Jenson Button e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer sezonin 2012, duke marrë plotësisht me meritë garën e parë të kampionatit, që u zhvillua në Australi.

Button nxorri maksimumin nga makina e tij McLaren që ishte mjaft bindëse dhe në këtë garë, anglezi ishte perfekt. Nisja e shkëlqyer, bëri që Button ti rrëmbente vendin e parë shokut të skuadrës, Lewis Hamilton, që nu nis nga "Pole", ndërsa as Safety car nuk e komplikoi garën.

Në vendin e dytë, doli kampioni gjerman Sebastian Vettel që gjithashtu bëri një garë të mirë, ndërsa Hamilton u detyrua të kënaqej me vendin e tretë, që i jep 15 pikë.
Klasifikimi:
1 Jenson Button 25
2 Sebastian Vettel 18
3 Lewis Hamilton 15
4 Mark Webber 12
5 Fernando Alonso 10
6 Kamui Kobayashi 8
7 Kimi Raikkonen 6
8 Sergio Perez 4
9 Daniel Ricciardo 2
10 Paul di Resta 1

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore

Plani i investimit për Thethin, Rama: Lehtësojmë taksimin! Projekt i ri për furnizimin me energji, mbështetje për panele diellore