Formula 1,dominon Hamilton pas
tij shoku i skuadrës Rosberg

Formula 1,dominon Hamilton pas<br />tij shoku i skuadrës Rosberg
SEPANG - Në pistën e  ‘Sepang’ në Malajzi është  Mercedes që dikton ligjin. Të dy pilotët e skuderisë Leëis Hamilton dhe Nico Rosberg nuk kanë zhgënjyer duke ruajtur pozitat e provave zyrtare dhe duke e mbyllur garën respektivisht i parë dhe i dyti.
 
Kështu piloti britanik, Hamilton nuk e vuri në diskutim garën duke udhëhequr gjatë gjithë kohës, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Rosberg.
 
Ndërkaq përmirësohet kampioni në fuqi, Sebastian Vettel, i cili renditet i treti. Pas tij u rendit piloti i Ferrarit, Alonso duke dhuruar gjatë gjithë garës spektakël me pilotin e ‘Red Bull’, Ricciardon i cili u penalizuar dhe u tërhoq pas një ndërrimi gomash jot ë saktë.
 
Ndërkaq nuk arriti dot më shumë se vend i 12 piloti tjetër i kokëkuqes i cili e mbylli garën kështu jashtë zonës së pikëve.
 
Gara e ardhshme e Formulës 1 do të jetë pas një jave në Bahrein. 


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar