Me 10 gara të fituara, Hamilton shpallet kampion me 320 pikë.
Çmimi i Madh i Amerikës nuk u zhvillua në kushte normale për shkak të motit, pasi fillimisht detyruan shtyrjen e provave të lira të së shtunës.
Madje dhe makina e sigurisë u fut 5 herë gjatë garës, duke dhuruar edhe 5 rinisje të saj.
Në përfundim të garës piloti tjetër i Mercedes, Rosberg u rendit i dyti, ndërsa podiumin e më të mirëve të SHBA e plotësoi gjermani Vettel.
Pas triumfit, piloti britanik u shpreh mjaft i lumtur për suksesin e arritur.
“Është momenti më i rëndësishëm në jetën time. Jam shumë i emocionuar dhe nuk gjej dot fjalët për të përshkruar atë që ndiej. Faleminderit skuadrës, familjes dhe të gjithë ju” tha Hamilton.
d.b/shqiptarja.com