Halimton nuk e vendosi në dyshim triumfin nga starti deri në finish, teksa pas tij gara për një vend në podium ishte e ethshme. Fillimisht ishte Raikkonen që përfitoi në nisje duke i marrë vendin e dytë Rosebergut, por gjermani e parakaloi për pak xhiro, pasi në fund ishte finlandezi që e rimori sërish duke zbritur pilotin e Mercedez-it në vendin e tretë.
Ish-kampioni i botës me Red Bull, Vettel vazhdon rënien duke përfunduar në vendin e 5. Pas përfundimit të garës së katërt kryeson renditjen e përgjithshme kampioni në fuqi Hamilton me 93 pikë, Nico Rosberg me 66 pikë, Vettel 65 pikë.
d.balla/shqiptarja.com