Formula 1, Hamilton niset i pari në
pistën e Silverstone, Ferrari në krizë

Mercedes fluturoi në pistën e Silverstone në provat zyrtare duke regjistruar pole position me britanikun Luis Hamilton, i ndjekur nga shoku i skuadrës Nico Rosberg.

Ish piloti i McLaren rikthehet fuqishëm në pistën e shtëpisë së tij. Ky është pole position i dytë sezonal për Hamilton pas atij të Shanghait dhe i katërti për skuadrën Mercedes.

Alonso u shfaq në vështirësi duke e mbyllur kronometrimin në vendin e dhjetë me më shumë se një minutë ndaj kryesuesit, ndërsa Felipe Massa nuk arriti të kualifikohej për në sesionin e tretë të provave duke u renditur në vendin e 12-të.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës