Njëvendëshet e skuadrës anglo-gjermane, që kishim mbyllur në kryesim sesionin e parë të provave në fund të ditës u renditën në vendin e tretë me Rosberg të shkëputur me 237 të mijtat e sekondës nga vendi i parë, dhe Hamilton në të katërtin me 433 të mijtat më shumë se Raikonen. Të gjitha kohët më të shpejta të sesionit të dytë të provave të lira u arritën me gomat super të buta. Sinjale mjaft inkurajuese nga Ferrari me kohën më të shpejtë nga Raikkonen i vetmi që ja doli të zbriste poshtë kufirit të 1 minutë e 37 sekondave, dhe autor i një xhiroje të analizuar gjerë e gjatë në monitore në bokse nga Vettel.
Sesioni i dytë ju dedikua kryesisht punës me ritmin e garës për të verifikuar konsumimin e gomave, shumë i lartë në këtë pistë. Për sa i përket rezultateve në vendin e pestë u rendit Ricciardo , pastaj i 6-ti Verstappen, i 7 Hulkenberg me Sainz, Perez dhe Bottas që mbyllin dhjetëshen e parë.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)