SHANGHAI - Piloti i Ferrarit, Lewis Hamilton ia doli të linte pas kampionin në fuqi Max Verstappen dhe të merrte ‘pole-position’ për garën Sprint në Çmimin e Madh të Kinës në Formula 1.

40-vjeçari britanik nuk u mjaftua me kaq, pasi koha 1:30.849 ishte edhe një rekord për këtë pistë si më e shpejta në histori. I treti u rendit Oscar Piastri dhe në pozitën e katërt piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc.

Pas tyre Russell, Norris dhe Antonelli. Alonso vetëm në vendin e 11-të. Pas Garës Sprint të së shtunës, vëmendja do jetë në garën finale të diel në mëngjes me orën shqiptare, për të mësuar edhe fituesin e garës së dytë të sezonit.