Britanik i Mercedesit zhvilloi një super edicion, teksa konkurrentin më të fortë, Rosberg e kishte brenda familjes së skuderisë, por në fund eksperienca bëri diferencën.
Nico Rosberg ishte në luftë për titullin deri në garën e fundit, pasi pikët sipas rregullores dyfishoheshin në garën e Abu Dabit, por gjermani i zhgënjeu të gjithë duke e mbyllur garën e fundit në vendin e 14 me shumë vështirësi pas disa problemeve.
Ndërsa britaniku e mbylli në vendin e parë garën e Abu Dabit duke siguruar triumfin e 11 këtë edicion, i dyti u rendit Masa, ndërsa i treti Botas.