Formula 1/ Max Verstappen dhe Red Bull s'kanë rivalë, kampioni fiton garën e dytë të sezonit të ri! Në pod edhe Ferrari

Formula 1/ Max Verstappen dhe Red Bull s'kanë rivalë, kampioni fiton garën e dytë të sezonit të ri! Në pod edhe Ferrari

Max Verstappen

ARABIA SAUDITE - Max Verstappen me Red Bullin e tij po dominon edhe këtë sezon në Formula 1. Në cirkuitin e Jeddah në Arabinë Saudite, Verstappen dominoi garën dhe fitoi edhe përballjen e dytë të sezonit të ri, duke lënë pas shokun e skuadrës Sergio Perez dhe Charles Leclerc të Ferrarit.

Verstappen u nis nga pozicioni i parë dhe holandezi nuk e pati të vështirë të linte 11 sekonda pas shokun e skuadrës, duke fituar sërish pas suksesit të garës së Bahrein një javë më parë. Kampioni në fuqi edhe këtë sezon po 'vendos dorën' te titulli i katërt dhe nëse vijon këtë formë, rivalët duket se nuk do kenë mundësi për ta kapur me pikë.

Fernando Alonso me Aston Martin u rendit në vendin e pestë, teksa surprizën në këtë garë e bëri Oliver Bearman me pozicionin e shtatë. 19-vjeçari i Ferrarit zëvendësoi Carlos Sainz që vuan nga problemet shëndetësore dhe la pas Lewis Hamilton në vendin e nëntë.

Zhgënjim për Mercedes që me Russell dhe Hamilton u pozicionuan në vendet gjashtë dhe nëntë. Tanimë Formula 1 do rikthehet më 25 mars në garën e Australisë në cirkuitin e Melbourne.

Renditja në Arabinë Saudite:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!