ITALI - Formula 1 zhvilloi këtë të diel garën e shtatë të sezonit. Në Çmimin e Madh të Italisë, në pistën e Imolas në Emilia Romagna në vend të parë e mbylli kampioni i trefishtë, Max Verstappen. Piloti i Red Bull u rikthye sërish në vendin e parë pasi në Miami u la pas nga Norris.
Rokadë vendesh në Itali, me McLarenin e Norris që u pozicionua në vendin e dytë. Pas tij në podium edhe Carles Leclerc me Ferrarin, që në garën e shtëpisë pritej më shumë. Pas 18 vitesh. Leclerc bëhet piloti i parë i Ferrarit që përfundoi në podium në Imola që nga koha e Michael Schumacher në 2006.
Në pistën "Enzo dhe Dino Ferrari" Max Verstappen dominoi një garë që zgajti 63 xhiro, me një sezon që flet për holandezin e Red Bull. Paçka kësaj, Norris tentoi deri në fund që të merrte vendin e parë, por pa ia dalë.
Pas treshes së podit më pas u renditën: Piastri, Sainz, Hamilton, Russell, Perez, Stroll dhe Tsunoda. Pas shtatë garave të para dominon Red Bull me Verstappen e Perez në krye, ndjekur nga Leclerc dhe Norris.
Gara e radhës vjen shumë shpejt, pikërisht në fundjavën e ardhshme me një nga pistët më ikonike të Formula 1, atë të Monaco.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3973
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
McLaren dominon provat në Abu Dhabi, Norris dhe Piastri në dy vendet e para! Çmimi për konstruktorë 'në xhep', zhgënjen Leclerc
7 Dhjetor, 16:51
-
Formula 1/ Do e ketë garën e fundit me Mercedes, Hamilton: E mbyll me nder, më pas mendja te Ferrari
4 Dhjetor, 13:11
-
Formula 1/ 'Krisen' marrëdhëniet, Verstappen sulmon Russellin: Ka humbur respektin tim
3 Dhjetor, 15:07
-
Formula 1/ Verstappen nderon titullin kampion, fiton në garën e Katarit! Ferrari lë pas McLaren
1 Dhjetor, 22:55
-
Formula 1/ Një javë më parë u shpall kampion bote, Max Verstappen fiton 'pole' në Katar! Pas tij Russell dhe Norris (VIDEO)
30 Nëntor, 22:22
-
Ferrari, Leclerc del kundër ekipit: Nga sot do fokusohem te vetja
27 Nëntor, 15:03
-
Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë
24 Nëntor, 09:10
-
Rohan Yzeiraj, piloti 9-vjeçar që përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në garat e Mini-Karting: Ëndërroj Formula 1 me Ferrarin
12 Nëntor, 14:40
-
Formula 1/ Max Verstappen monumental, niset nga fundi dhe fiton garën e Brazilit! Shiu shkakton probleme, pesë pilotë jashtë
3 Nëntor, 18:57
-
Formula 1/ Piastri 'djeg' Norrisin, McLaren dominon provat e lira në Brazil! Leclerc lë pas Verstappen, penalitet për kampionin e botës
2 Nëntor, 09:11
-
Formula 1/ Ferrari fiton Çmimin e Madh të Meksikës, Norris kalon Leclerc në fund! Verstappen larg podiumit
27 Tetor, 22:49
-
Formula 1/ McLaren apelon vendimin e komisarëve për garën e Austin
25 Tetor, 15:25