Formula 1 mbyll sezonin, 'diktatori' Verstappen fiton edhe garën e fundit në Abu Dhabi! Kalon Vettel dhe hyn në treshen historike

Formula 1 mbyll sezonin, 'diktatori' Verstappen fiton edhe garën e fundit në Abu Dhabi! Kalon Vettel dhe hyn në treshen historike

Makina e Red Bull

EMIRATET E BASHKUARA ARABE - Max Verstappen me Red Bull është fituesi i garës së fundit të sezonit në Formula 1. 26-vjeçari që u shpall kampion për herë të tretë javë më parë, tregoi se sezoni 2023 ishte i tiji me "diktatin" e vendosur në Çmimin e Madh të Abu Dhabit.

Në cirkuitin e Yas Marina, holandezi nuk e pati të vështirë në një pistë që e zotëroi dhe la pas Ferrarin e Leclerc dhe Mercedesin e Russell. Në vendin e katërt piloti tjetër i Red Bull, Sergio Perez.

Kështu gara e shpëjtësisë ul siparin e një sezoni të dominuar nga Red Bull, me skuderinë britanike që u shpall kampion për konstruktorë me  822 pikë, 21 fitore dhe 30 podiume.

Ndërkohë skuderia Mercedes ndjek nga larg me 392 pikë, zero fitore dhe vetëm shtatë podiume.

Sa i takon pilotëve, Verstappen me 575 pikë ka 19 fitore dhe 21 podiume, vetëm dy si vend i dytë, duke lënë pas shokun e skuadrës Perez me 273 pikë. Pas tyre Hamilton, Sainz dhe Alonso.

Me fitoren e sotme Max Verstappen siguron suksesin e 54-t në karrierë, duke u renditur në vendin e tretë mes pilotëve të të gjitha kohërave për triumfet në pistë. Ai lë pas Seba Vettel që ka 53 fitore dhe synon të kapë Michael Schumacher me 91 triumfe. Në vendin e parë me më shumë fitore është Lewis Hamilton me 103 të tilla.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë