Fernando Alonso ka bërë një mrekulli në Cmimin e Madh të Malajzisë në Formula 1, duke fituar një garë të kushtëzuar nga shiu e cila rezervoi surpriza të tjera në vendet në podium. Piloti spanjoll ka renditur Ferrarin e tij në vendin e parë, ndërsa pas krahëve ka qenë një tjetër surprizë, një pilot i shkollës së "Kokëkuqes" si Perez, që la në vendin e tretë Hamilton.

Shiu nisi që në fillim të garës dhe flamuri i kuq "fiku" dy makinat McLaren që ishin favorite. Button u vetëeliminua pas një kontakti me Karthikeyan, ndërsa mekanikët anglezë shkatërruan garën e pilotit tjetër Hamilton.

Në këtë mënyrë Alonso, përfitoi nga të gjitha rrethanat për të fituar. Por nëse Alonso ishte i madh, Sergio Perez u tregua gjigant në performancën e tij. Meksikani i Sauber-Ferrari arriti deri aty sa të konmpromentonte vendin e parë të Alonsos pak xhiro nga fundi, por një gabim i vogël, e bëri ta mbyllte i dyti.