Formula 1 në Bahrein, Vettel
dominon dhe fiton garën

Formula 1 në Bahrein, Vettel<br />dominon dhe fiton garën
Sebastian Vettel dhe Red Bull rikthehen të fitojnë në garat e Formula 1 (fitorja e 22° në karrierë), duke dominuar garën e Bahrein, dhe duke marrë kreun e renditjes. Në podium është rezervuar edhe një surprizë me dy vende të Lotus, me finlandezin Raikkonen i 2° para Grosjean. Webber (Red Bull) dhe më pas Rosberg (Mercedes) e Di Resta (Force India) plotësuan renditjen e nivelit të lartë.

4 fitues të ndryshëm në 4 garat e para të F1 tregojnë se Formula 1 në vitin 2012 është vërtet e paparashikueshme dhe spektgakolare. Vettel ishte i pakapshëm në 57 xhirot në pistën mjaft të pistë të Sakhir, duke rezistuar edhe ndaj presionit të madh të Raikkonen.

Garë e veçantë për Rosberg në kufijtë e rregullsisë në pistë, aq sa gjermani do të merret në pyetje nga komisarët për manovrat ndaj Hamilton dhe Alonso, të dy jashtë piste për një moment.

Në renditjen e botërorit, Vettel tani komandon me 53 pikë para Hamilton me 49 dhe Webber 48. Rezervohen dhe dy pikët e para për Massa.
(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)