Niko Rosberg dominon provat zyrtare të Çmimit të Madh të Gjermanisë duke siguruar vendin e parë. Rosberg nuk e kishte shumë të vështirë që të vendoste kohën më të shpejtë në pistë duke pasur parasysh që rivali i tij kryesor, Luis Hamilton u aksidentua për shkak të një problemi në sistemin e frenimit  duke i mbyllur para kohe provat.

Hamilton nesër do të ketë një mision shumë të vështirë për të mbërritur në podiumin e më të mirëve, pasi i duhet që të niset nga vendi i 16. Botas do të niset nga vendi i dytë, ndërkohë Felipe Massa shënoi kohën e tretë më të mirë. Kampioni në fuqi i Botës, Vettel do të niset nga vendi i 6, ndërsa Alonso i 7. Kimi Raikonen do të startojë nga vendi i 12 duke konfirmuar edhe një herë tjetër problemet me Ferrarin.


d.b/shqiptarja.com