Formula 1 në Kinë: Fiton Rosberg.
Button 2° duke lënë pas Hamilton

Piloti gjerman Nico Rosberg ka shkruar historinë me Cmimin e tij të parë të fituar në një garë të Formula 1. Piloti i skuadrës së Mercedes ka triumfuar në etapën kineze të Formula 1, në një distancë prej 27 vjetësh nga triumfi që kishte regjistruar asokohe babai i pilotit gjerman, Keke.

Nico Rosberg ka fituar një garë pas 111 Çmimesh të Mëdha dhe këtë radhë, ai përfitoi edhe nga strategjia e mirë e skuadrës gjermane, si dhe një gabim trashanik i mekanikëve të McLaren, gjatë ndalesës së fundit të Jenson Button.

Ky i fundit gjithsesi preu finishin kinez në vendin e dytë, pak para shokut të skuadrës Lewis Hamilton, duke konfirmuar ambiciet për titullin te ekipi i McLaren.

Ndërkohë skuadra e Ferrarit, pas një gare që ishte parashikuar që të luhej në mbrojtje, e mbylli GP e kinës me një vend të nëntë për Alonson, ndërsa braziliani Felipe Massa e mbylli garën i 13°. për tu regjistruar edhe përgjigja e Red Bull me Webber e Vettel respektivisht të 4° e 5°.(rb/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti