Formula 1 në Kinë, vija e parë e nisjes Rosberg-Schumi

Mercedes po fillon të tregojë një formë gjithnjë e më të mrië këtë sezon, por këtë herë ai që spikat nuk është Michael Schumacher si protagonist në provat zyrtare të GP në Kinë. Ai që ka surprizuar ishte piloti tjetër gjerman Nico Rosberg.

Talenti gjerman regjistroi kohën më të shpejtë, duke fituar Pole Position e parë në karrierën e tij. Koha e dytë më e mirë për McLaren e drejtuar nga Lewis Hamilton (por që do të penalizohet me 5 vende se ndryshoi kambion). . Si rrjedhojë përfiton makina tjetër Mercedes, ajo e Schumacher.

Nga viti 2004, tetë garat në Kinë janë fituar nga shtatë pilotë të ndryshëm, vetëm Hamilton fitoi dy herë më 2008 dhe 2011. Befasia më e madhe ishte rezultati i kampionit aktual Sebastian Vettel në Red Bull i cili dështoi të hyjë në top 10 vendet e para startuese. Rezultatet e kualifikimeve:

1. Nico Rosberg 1:35.121
2. Lewis Hamilton 1:35.626
3. Michael Schumacher 1:35.691
4. Kamui Kobayashi 1:35.784
5. Kimi Raikkonen 1:35.898
6. Jenson Button 1:36.191
7. Mark Webber 1:36.290
8 Sergio Perez 1:36.524
(rb/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Ukraina thotë se po merr informacione 'të dobishme' nga ushtarët e kapur koreanoveriorë

Ukraina thotë se po merr informacione 'të dobishme' nga ushtarët e kapur koreanoveriorë