Pilotit gjerman Nico Rosberg iu “dhurua” nga skuderia Çmimi i Madh i Monakosë. Skuderia vendosi që të fuste në bokse pilotin britanik Hamilton në fundin e garës, teksa po kryesonte.
Vendimi i skuderisë i dha mundësi gjermanin të merrte vendin e parë, ndërsa Hamilton dështoi edhe për vendin e dytë duke zbritur i treti në renditje.
Strategjia e skuderisë së Mercedes-it nuk u kuptua dhe në fund u pranua si dështim, por pritet që të mos mbyllet me kaq, pasi rihap plagët e vjetra në konkurrencën mes dy pilotëve dhe skuderisë për favorizimet.
Megjithatë Hamilton ishte pjesë e podiumit duke ‘amortizuar’ paksa problemet. Në vend të katërt dhe të pestë pilotët e Red Bull-it, Kvyat dhe Ricciardo.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com