Sezoni i ri 2026 në Formula 1 do zhvillojë garën e parë të sezonit të dielën e 8 marsit në pistën e Melburnit për Çmimin e Madh të Australisë. Këtë të premte u zhvilluan provat e lira në dy sesione, me pilotin e McLaren, Oscar Piastri, që shënoi kohën më të mirë me 1 minutë, 19 sekonda e 729 të qindtat.

Djaloshi i shtëpisë la pas dy makinat Mercedes të Kimi Antonellit dhe George Rusell. Pas tyre mbetën dy makinat Ferrari të Hamilton dhe Leclerc. Kampioni në fuqi, Lando Norris me McLaren regjistroi kohën e shtatë më të mirë.

Tanimë pilotët dhe ekipet kanë një mbrëmje për veten dhe për të shqyrtuar të dhënat thelbësore të mbledhura gjatë seancave hapëse të vitit 2026 përpara provave të treta të lira të cilat fillojnë të shtunën në orën 12:30 sipas orës lokale.

Kohët e vendosura nga pilotët në provat e dyta të lira:

1. Piastri (McLaren) 1'19"729
2. Antonelli (Mercedes) 1'19"943
3. Russell (Mercedes) 1'20"049
4. Hamilton (Ferrari) 1'20"050
5. Leclerc (Ferrari) 1'20"291
6. Verstappen (Red Bull) 1'20"366
7. Norris (McLaren) 1'20"794
8. Lindblad (Racing Bulls) 1'20"922
9. Hadjar (Red Bull) 1'20"941
10. Ocon (Haas) 1'21"179
11. Bearman (Haas) 1'21"326
12. Hülkenberg (Audi) 1'21"351
13. Lawson (Racing Bulls) 1'21"358
14. Bortoleto (Audi) 1'21"668
15. Albon (Williams) 1'21"847
16. Gasly (Alpine) 1'22"167
17. Sainz (Williams) 1'22"253
18. Colapinto (Alpine) 1'22"619
19. Bottas (Cadillac) 1'23"660
20. Alonso (Aston Martin) 1'24"662
21. Stroll (Aston Martin) 1'25"816
22. Perez (Cadillac) xhiro e papërfunduar