Formula 1/ Piastri 'djeg' Norrisin, McLaren dominon provat e lira në Brazil! Leclerc lë pas Verstappen, penalitet për kampionin e botës
Njëvendëshja e Oscar Piastrit
BRAZIL, Sao Paolo - Formula 1 është në Çmimin e Madh të Brazilit, i cili zhvilloi provat e lira në cirkuitin e Interlagos. Të premte ishte McLaren me Piastrin dhe Norrisin që u renditën të parët, duke qenë në krye për Garën Sprint që do vendosë edhe nisjen në garën e së dielës.
Me vetëm 29 të mijëtat më pak, Piastri lë pas shokun e skuadrës dhe do kërkojë vendin e parë në Sprint. Ndërkohë Ferrari me Leclerc niset nga pozita e tretë dhe lë pas kampionin në fuqi të botës, Max Verstappen.
Për holandezin nuk ishte një fundjavë e mirë pasi do jetë i penalizuar për garën e së dielës me pesë pozicione në nisje, kjo për shkak të ndryshimeve në makinë. Skuderia i ka ndërruar një komponent endotermik të motorit të makinës së tij.
Sipas rregullores, Verstappen do të humbasë 5 pozicione në startin e garës së ditës së diel. Ky penalitet nuk vlen për garën Sprint që do të zhvillohet sot. Kryesuesi i Botërorit do ta nisë garën ditën e diel të paktën nga vendi i gjashtë, gjithnjë nëse arrin të japë kohën më të shpejtë në provat zyrtare.
Në renditje për Sprintin më pas vijnë Sainz, Russell, Gasly, Lauson, Albon dhe Bearman, duke lënë vetëm në vendin e 11-të Hamilton.
Gara e së dielës fillon në orën 18:00 me atë shqiptare dhe është e katërta nga fundi i Botëorit për vitin 2024.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
69.9%
-
Jo
25.1%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 355
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Filetot me salmonelë/ AKU për Report Tv: U shpërndanë në 10 qarqe! Tërhoqëm mbrapsht 4 tonë, kompania s’bashkëpunoi, na ndihmuan Tatimet për t’i gjetur (VIDEO)
28 Mars, 20:19
-
Zhgënjim te Ferrari, Leclerc: Për të qenë konkurrues na duhen ndryshime
28 Mars, 12:20
-
Të paktën 7.9 tonë fileto pule me salmonelë nga Brazili/ AKU pa transparencë, fsheh kompaninë! Burime: ‘Dimal’ theu urdhrin e bllokimit
28 Mars, 12:11
-
Brazili rinis bisedimet me Carlo Ancelottin
27 Mars, 15:32
-
Gjendja aktuale e Michael Schumacher, gazetari zbulon detajet: Situata është trishtuese
27 Mars, 15:03
-
Skualifikimi i paprecedentë në Formula 1, Ferrari tregon pse Hamilton dhe Leclerc u përjashtuan nga Çmimi i Madh i Kinës
26 Mars, 12:45
-
McLaren shkëlqen në Kinë, Piastri fiton Çmimin e Madh! E pëson keq Ferrari, FIA skualifikon dy makinat italiane
23 Mars, 14:28
-
Formula 1/ Hamilton rikthehet të bëjë 'mbretin', fiton garën Sprint në Kinë! Historike për të dhe Ferrarin, McLaren në 'pole'
22 Mars, 09:37
-
Formula 1/ Lewis Hamilton ‘pole’ në Kinë, lë pas Verstappen dhe vendos rekord të ri
21 Mars, 21:50
-
Hamilton - Ferrari, ‘shkëndija’ dhe përplasje që në garën e parë
18 Mars, 15:15
-
Norris triumfon në garën e parë të sezonit në Formula 1, spektakël mes shiut me Versttapen! Gabon Ferrari
16 Mars, 09:36
-
Nis Botërori i Formula 1, McLaren shkëlqen në kualifikuese! Zhgënjen Ferrari, Hamilton: Ende s'jam përshtatur
15 Mars, 13:41