Formula 1, pista e Bahrein drejt mungesës së dytë radhazi

Formula 1, pista e Bahrein drejt mungesës së dytë radhazi
Mungon vetëm zyrtarizimi, por tashmë shumica e të gjitha skuadrave të Formula 1, po përgatiten që të skartojnë Cmimin e Madh të Bahreinit në Formula 1, të programuar në 22 Prill. Etapa aziatike e cila ishte në kalendar në këtë vend, nuk do të zhvillohet për të dytin vit radhazi.

Situata në Mbretërinë e Bahreinit nuk është e qetë pasi ende vazhdojnë reviltat popullore të iniciuara nga myslimanët shiitë, ndërsa shumë njerëz kanë humbur jetën. Edhe vetë pista e Formula 1, është bërë objekt i sulmeve me bomba, si dhe kërcënimeve, ndërsa bosi i F1, Bernie Ecclestone ia ka kaluar topin skuadrave.

"Nëse skuadrat e Formula 1, do të duan të mos shkojnë, ne nuk kemi autoritet që ti detyrojmë" nënvizoi Ecclestone në një intervistë për Times. "Po shpresojmë të gjithë që FIA të anulojë këtë garë" tha drejtori i një ekipi të F1.

(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta