Piloti Gjerman i cili u nis nga vendi i parë, arrit të prejë i parë linjën e finishit pas 71-xhirosh, të mbushura me emocion dhe aksidente, të cilat sollën dhe mbylljen e garës para kohe për të dyja Ferrarit.
Kjo ishte hera parë pas 20 garash, që skuderia Italiane mbyllte garën pa pikë. Në vendin e dytë, garën e mbylli Lewis Hamilton, i cili dha kështu mundësi Rosberg të vijoi luftën e tij për vendin e dytë në botë. Kampioni botës bëri një garë të qetë, duke mos ushtruar thuajse asnjëherë presion tek shoku skuderisë, edhe pse sezonin e shkuar mardhënia e tyre ishte e tensionuar, e kjo kuptohet, pasi të dy luftonin për titullin e kampionit të botës, që në fundi shkoi anglezit. Në vendin e tretë garën e mbylli Bottas, që i mori vendin e katërt në klasifikim Kimi Raikones.
Tashmë diferenca mes Rosberg e Vettel është 21 pikë. Gara e ardhëshme është ajo pas dy javëve në Brazil. Ky ishte çmimi i madh i parë i zhvilluar në Meksikë.