Formula 1, Rosberg "mbret" në
Monte Carlo, Massa aksidentohet sërisht

Në çmimin e madh të Monte Carlos ka triumfuar piloti i skuderisë "Mercedes", Nico Rosberg. Një garë plot emocione dhe të papritura. Rosberg ka bërë një paraqitje mjaft të mirë. Ai ka startuar garën nga vendi i parë, pasi ishte renditur i pari në 'Pole position' gjatë provave zyrtare të ditës së djeshme.

Një garë totalisht e dominura dhe e merituar për pilotin gjerman. Pas tij, në podium u renditën pilotët e skuderisë "Red Bull", përkatësisht Vettel në vend të dytë dhe Webber në vendin e tretë.

Një garë për t'u harruar për skuderinë "Ferrari". Fernando Alonso arrit të pozicionohej në vendin e shtatë, kurse shoku i tij i skuadrës, Massa mbylli garën pasi u përplas me barrierat mbrojtëse të pistës. Një fundjavë e pafatë për pilotin brazilian, i cili edhe gjatë provave zyrtare të ditës së djeshme pësoi një aksident të rëndë duke shkatërruar plotësisht makinën e tij. Drejtues të "Ferrari" bëjnë me dije se Massa është në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë pasojë serioze për të.

Kurse Hamilton e ka mbyllur garën duke u pozicionuar në vendin e katërt. Ndërkohë që në krye të klasifikimit, Vettel vazhdon të kryesojë me 107 pikë. Pas tij renditet Raikkonen me 86 pikë dhe Alonso me 78 pikë.

(v.gj/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës