Formula 1, Rosberg siguron vendin e dytë, Vettel i treti

/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Nico Rosberg ka fituar Çmimin e Madh të Brazilit në pistën e Interlagosit.
Me këtë fitore, gjermani ka siguruar vendin e dytë në klasifikimin botëror për këtë sezon, pas triumfit të Lewis Hamilton, si kampion bote dy javë më parë.
Piloti Ferrarit, Sebastian Vettel, që kishte shpallur si objektiv të tij sezonal, vendin e dytë në klasifikim, do të duhet të gëzohet medaljen e bronxit, teksa Raikkonen e mbylli garën i katërti.
Për tu theksuar është fakti se dhe Bota e Formula 1 i është bashkuar dhimbjes së francezëve e jo vetëm për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Francë mbrëmjen e të premtes.
Para garës së Formula 1, pilotët kanë bërë një xhiro përqark pistës, me flamurin francez. Ata kanë nderuar viktimat e akteve terroriste dy ditë më parë në Paris, duke mbajtur flamurin francez në duar dhe në anët e makinës që i shoqëronte në pistë.  Kjo ishte gara e parafundit sezonale.
Pas dy javësh, gara e fundit sezonale do të zhvillohet në pistën e Abu Dhabit, një garë formale, pasi tashmë gjithçka është e përcaktuar.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë