Luis Hamilton pavarësisht se e nisi garën nga vendi i parë, për shkak të një problemi me gomat humbi kryesimin, këtë e shfrytëzoi Nico Rosberg, i cili për asnjë moment nuk e lëshoi vendin e parë.
Mark Vebber nga vendi i 14-të përfundoi në vendin e dytë, për pak mund të kishte marrë edhe vendin e parë.
Interesante ishte gara për vendin e tretë, por në fund përfundoi Alonso, ndërsa i katërti Luis Hamilton.
Raikonen nuk vajti më shumë se vendi i pestë. Pas garës në Silverstone në vendin e parë për pilotë mbetet Sebastian Vettel i Red Bull me 132 pikë, Fernando Alonso (Ferrari) 111 pikë në vendin e dytë.
d.bshqiptarja.com