Formula 1/ Sherr te Red Bull, Sergio Perez: Verstappen do e pësojë si Hamilton-i

Formula 1/ Sherr te Red Bull, Sergio Perez: Verstappen do e pësojë si Hamilton-i

Max Verstappen dhe Sergio Perez

Sergio Perez fitoi Çmimin e Madh të Bakusë fundjavën që lamë pas në Formula 1, duke marrë triumfin e dytë këtë sezon në pistën e shpejtësisë. Tanimë piloti meksikan është vetëm gjashtë pikë pas kryesuesit dhe shokut të tij të skuderisë Red Bull, Max Verstappen.

Perez shpreson të përsëritë atë që Nico Rosberg bëri me Lewis Hamilton në vitin 2016, kur gjermani u shpall kampion bote për pilotë në një duel të fortë brenda familjes. Marrëdhënia mes Perez dhe Verstappen nuk është shumë e mirë, sidomos pas fundit të sezonit të kaluar, kur holandezi nuk ndihmoi shokun e skuadrës të dilte i dyti në botëror.

“Mes meje dhe Max ka shumë respekt. Këtë sezon po shtyjmë të dy në maksimum për të fituar e mundur njëri-tjetrin në pistë. Unë kam po aq dëshirë të fitoj titullin sa edhe Max dhe do të vazhdojmë të duelojmë në pistë në do garë. Fitorja në Baku më motivon më shumë, pasi ka ende shumë gara përpara. Shpresoj të fitoj titullin ashtu sikurse bëri Rosberg me Hamilton”, u shpreh Sergio Perez.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm