Testet dimërore të Formula 1 në Bahrein kanë dhënë sinjalet e para për sezonin e ri, që starton më 8 mars në Australi, por numrat e viteve të fundit tregojnë qartë se koha më e mirë para kampionatit nuk është garanci për titullin botëror.
Gjatë shtatë sezoneve të fundit, vetëm Max Verstappen ka arritur të jetë më i shpejti në teste dhe në fund të shpallet kampion bote, në vitin 2021, pas finales dramatike në Abu Dhabi. Në çdo rast tjetër, liderët e dimrit janë dorëzuar përballë rivalëve kur ka nisur sezoni i vërtetë.
Në vitin 2019 shkëlqeu Sebastian Vettel, por titullin e fitoi Lewis Hamilton. Në 2020 kryesoi Valtteri Bottas, ndërsa kampion u shpall sërish Hamilton. Në 2023 më i shpejti ishte Sergio Perez, por në fund dominoi Verstappen. Ndërsa në 2024 dhe 2025 testet i fitoi Carlos Sainz, me titujt që përfunduan respektivisht te Verstappen dhe Lando Norris.
Këtë herë kohën më të mirë e regjistroi Charles Leclerc, por nëse tradita vazhdon, kjo statistikë nuk është aspak një ogur i mirë për pilotin e Ferrarit.
Komente







