Formula 1, Valtteri Bottas fiton
Çmimin e Madh të Austrisë

Formula 1, Valtteri Bottas fiton<br />Çmimin e Madh të Austrisë
Valtteri Bottas ka fituar Çmimin e Madh të Austrisë, ndërsa shoku i tij i skuadrës së Mercedes, Luis Hamilton, e ka mbyllur garën në vendin e katërt.

Bottas arriti të bënte një nisje perfekte, ku shpejtësia me të cilën u shkëput nga pjesa tjetër e pilotëve ishte aq e madhe, sa në Vettel u ankuan në radio për një nisje të parakohshme të finlandezit, ankesë e cila nuk u pranua.

Dueli mes Sebastia Vettel dhe Bottas arriti kulimin gjatë dy xhirove të fundit, por finlandezi ia doli të mbante vendin e parë deri në fund të garës.

Ndërkohë Daniel Ricciardo i Red Bull e përfundoi garën në vendin e tretë, të cilin e arriti ta ruante nga sulmi i Lewis Hamilton në xhiron e fundit.

Me marrjen e vendit të dytë në Austri, Sebastian Vettel, rriti diferencën me Lewis Hamilton në renditjen e përgjithshme të pilotëve. Tashmë gjermani ka vetëm 20 pikë avantazh prej britanikut.

(D.T/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën