Formula 1/ Verstappen fiton edhe në Brazil, kampioni s'toleron dhe merr suksesin e 17-të sezonal

Formula 1/ Verstappen fiton edhe në Brazil, kampioni s'toleron dhe merr suksesin e 17-të sezonal

Max Verstappen

Max Verstappen me Red Bull u shpall fitues në Çmimin e Madh të Brazilit në Formula 1. Edhe pse holandezi prej disa javësh ka siguruar titullin e tretë kampion, ai nuk ka toleruar dhe kështu merr fitoren numër 17-të këtë sezon, duke dashur të vendosë të tjera rekorde edhe pse në moshën 26-vjeçare.

Pas tij në podium u ngjitën Lando Norris me McLaren dhe Fernando Alonso me Aston Martin. Shoku i skuderisë së Versteppen, Sergio Perez u rendit në vendin e katërt, teksa më pas dolën Stroll, Sainz, Gasly dhe Hamilton. Leclerc i Ferrarit dhe Russell i McLaren nuk e mbyllën garën.

Flamuri i kuq u shfaq që pas xhiron së dytë. Në aksident u përfshinë makina Haas e Kevin Magnussen dhe ajo Alpine e Alexander Albon. Dy makinat u përplasën në kthesën e parë, ndërkohë që në pistë fluturoi edhe një gomë, që pengoi dy makina të tjera. Fillimisht në pistë hyri makina e sigurisë, por më pas u valëvit flamuri i kuq dhe makinat kanë ndaluar në korsinë e bokseve.

Të dyja makinat e përfshira në aksident janë tërhequr nga gara, ashtu sikurse edhe makina Ferrari e Charles Leclerc. Piloti i “Kokëkuqes” doli jashtë piste që në xhiron e formatimit, pa nisur gara, si pasojë e një problem teknik në makinë. E njëjta situatë edhe me makinën Alfa Tauri të Daniel Ricciardo, e dëmtuar.

Pas suksesit të sotëm, Verstappen kryeson renditjen duke qenë se gjithçka për titullin është mbyllur javë më parë, duke lënë pas Perez, Hamilton dhe Sainz. Gara e radhës në Formula 1 do zhvillohet më 19 nëntor për Çmimin e Madh të SHBA-së në cirkuitin e Las Vegas.

Renditja në Brazil:

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën