Max Verstappen është rikthyer shpejt te fitorja në Formula 1 pas javës së kaluar kur Carlos Sainz triumfoi në Singapor. Sot në Japoni holandezi dominoi Çmimin e Madh të Japonisë, duke i siguruar Red Bullit titullin e gjashtë për Konstruktor në garën e 16 të sezonit.
Në podium u ngjitën edhe dy pilotët e McLaren, me Lando Norris në vendin e dytë dhe Oscar Piastri në të tretin. Në vendin e katërt u klasifikua makina Ferrari e Charles Leclerc dhe pas tij Leëis Hamilton me Mercedes. Kështu jo vetëm për konstruktor, por makina Red Bull e Verstappen është shumë pranë që të shpallet kampione. Për holandezin do ishte titulli i 3 rradhazi.