Piloti gjerman i skuderisë ‘RedBull’, Sebastian Vettel ka triumfuar sërish në pistën e Abu Dhabi-t. Vettel mesa duket nuk njeh rivalë duke dominuar tërësisht garën që prej xhiros së parë. Në podium në vendin e dytë është renditur shoku i tij i skuadrës Webber kurse në vendin e tretë Nico Rosberg me ‘Mercedes’.
Edhe pse është shpallur kampion i Formula 1 në garën e kaluar të Indisë për këtë sezon për të katërtin viti rradhazi, Vettel nuk ndal hapin e fitoreve duke hyrë në histori.
Një garë të mirë ka zhvilluar edhe piloti i Ferrarit, spanjolli Fernando Alonso, që e mbylli garën në vendin e pestë duke shënuar edhe xhiron më të shpejtë në fund të garës.
Piloti tjetër i Ferrarit, Felipe Massa zhgënjeu përsëri duke u pozicionuar në vendin e tetë, pas pilotit të Meclaren, Hamilton. Me fitoren e sotme, Vettel ka realizuar fitoren e 7-të rradhazi për këtë sezon. Në një deklaratë pas garës, ai tha se ia dedikonte fitoren nënës dhe babait të atij të cilët ndoqën nga afër garën e Abu Dhabi-t.
(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com