Formula 1, Vettel pole-position
niset i pari në pistën e Sepang-ut

Sebastian Vettel do të niset nesër në Çmimin e Madh të Malajzisë nga vendi i parë për herë të dytë këtë edicion të kampionatit botëror të Formula 1.

Gjermani arriti që të fitonte pole – position në një kohë të vrejtur duke lënë pas në vendin e dytë ashtu si në Melburn, Felipe Masën, ndërsa i treti është përsëri Alonso. Në vendin e katërt në vijën e dytë të nisjes do të jetë Luis Hamilton. Suprizë ka qenë pozicionimi i fituesit të garës së parë,

Raikonen, i cili, pavarësisht se në ditën e dytë fiksoi kohën më të mirë, sot përfundoi i shtati, por pas penalizmit nga përgjegjësit e

garës përfundoi i 10, pasi pengoi Rosberg në një xhiro të shpejtë që po zhvillonte në pistë.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi

Izraeli i përgjigjet Jemenit, kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi