Formula 1, Vettel thyen Mercedesin
  merr “Pole Position” në Singapo

Sebastian Vettel me Ferrari ka siguruar sot “Pole Position” në pistën e Marina Bay dhe do ta nisë nesër garën e Çmimit të Madh të Singaporit nga vija e parë e startit.

Një rezultat fantastik i pilotit gjerman të “kokëkuqes” (1’43”885), që theu hegjemoninë e Mercedes, që këtë sezon ka qenë gjithnjë më e shpejtë duke dominuar në provat zyrtare me dy piloted e saj Hamilton e Rosberg. Pas dy vitesh vjen një “pole position” për Ferrarin nga Vettel, që konfirmoi progresin e bërë javët e fundit nga skuderia italiane. Ferarri do të jetë pretendente për ta fituar nesër garën e Singaporit që zhvillohet me drita.

Në vendin e dytë u rendit australiani Daniel Ricciardo me Red Bull, që la pas Ferrarin tjetër të Kimi Raikkonen. Në vendin e katërt një tjetër makinë Red Bull, ajo e Daniil Kvyat, ndërkohë që për herë të parë këtë sezon zhgënjejnë në provat zyrtare dy makinat Mercedes. Lewis Hamilton u rendit në vendin e pestë, gati 1 sekondë më i ngadaltë se Ferrari dhe la pas shokun e skuadërs Nico Rosberg, në vendin e gjashtë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)