Formula e plotë/ Pensionet, gratë
e burrat, ja kur përfitojnë më shumë

Formula e plotë/ Pensionet, gratë<br />e burrat, ja kur përfitojnë më shumë
TIRANE- Gratë përfitojnë më shumë pension se burrat. Dalja në pension 4-5 vite më herët, jetëgjatësia më e madhe si dhe vitet e sigurimit janë disa nga arsyet që gratë marrin pension më shumë se burrat. Një grua që ka mbushur moshën 60 vjeç, duke filluar nga viti 2016-t i duhen 35 vite e 8 muaj sigurim, pra 4 muaj më shumë kontribute. Një burrë për të marrë pensionin e plotë të pleqërisë i duhen 35 vite sigurimi e 4 muaj. Me një pagë prej 40 mijë lekë një grua, me këto vit sigurimi përfiton një pension rreth 21 mijë lekë të reja. Me të njëjtën pagë, por me 4 muaj më pak kontribute, një burrë përfiton një pension prej rreth 20 mijë e 500 lekë në muaj në muaj. Por për pension të kategorisë së parë burrat marrin pension më të lartë për shkak se paguajnë 8 muaj kontribute më shumë, që përkthehet deri në 500 lekë më tepër.

Pensioni
Sipas ligjit për sigurimet shoqërore përcakton se për të kërkuar pension pleqërie një person duhet të ketë minimumi 15 vite kontribute dhe të kenë mbushur moshën për pension. Por në rastet kur nuk keni plotësuar të gjitha vitet e sigurimit, atëherë pensioni ulet me 0.5%. Pra nga 14 mijë e 400 lekë që është pensioni, të ardhurat mund t’ju ulen deri në 9 mijë lekë në muaj, nëse keni plotësuar 15 vite sigurimi.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene

Trump kthehet për fushatë në vendin ku iu bë atentati, Harris viziton zonat e prekura nga uragani Helene