TIRANE- Plotësimi i Formulari A1 do të nisë në datën 10 mars dhe do të përfundojë më 24 mars. Grafiku i publikuar nga Agjensia Kombëtare e Provimeve përcakton datat se kur do të bëjnë aplikimin të gjithë maturantët, të ndarë sipas qyteteve.
Gjithashtu AKP ka përcaktuar datat për të aplikuar edhe për kandidatët e viteve të kaluara që do të plotësojnë Formularin A1Z. Sipas AKP-s plotësimi i Formularit A1Z do të nisë në 25 mars dhe do të përfundojë në 30 mars, ndërsa data 31, do të jetë për të kandidatët që nuk kanë mundur të aplikojnë në ditën e përcaktuar. Maturantët kur të plotësojnë Formularin A1Z duhet të zgjedhin detyrimisht 2 lëndë, në mënyrë që shuma e krediteve të lëndëve me zgjedhje të mos jetë më e vogël se 8. “Kur zgjidhet një lëndë bërthamë, nuk mund të zgjidhet e njëjta lëndë e thelluar (përjashtuar lëndët e detyruara)”, - thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit.
Formulari A1Z
Formularin A1Z e plotësojnë të gjithë maturantët para Maturës Shtetërore 2016. Gjithashtu e plotësojnë edhe kandidatët që nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi në maturat e mëparshme. Mundësi për të aplikuar me Formularin A1Z e kanë edhe kandidatët që janë shpallur fitues në një program studimi në maturat e mëparshme, por nuk janë regjistruar ose janë ç’rregjistruar gjatë vitit të parë akademik. Kur studenti vazhdon studimet në vitin e dytë e më tej, për të plotësuar Formularin A1Z duhet të marrë miratim në MAS.
Llogaritja e pikëve për maturantët e shkollave profesionale
Miratohet formula për llogaritjen e pikëve për maturantët e shkollave profesionale. Ministria e Arsimit ka zbardhur mënyrën se si do të llogaritet shuma e pikëve për këta maturantë. “Shënohet me M, D1, D2, Z1 dhe Z2 përkatësisht pikët mesatare të arsimit të mesëm të lartë, vlerësimet në lëndët e detyruara "Letërsi dhe gjuhë shqipe", "Matematikë" dhe në ato me zgjedhje (ku: Z1 janë pikët nё vlerësimin për “Teorinë profesionale tё integruar”). K, F1 dhe F2 përkatësisht koeficienti i shkollës dhe koeficientet e lëndëve me zgjedhje të përcaktuara nga universitetet publike. Llogaritja e shumës S, bëhet me formulën: S = {[26 x M +20 x (D1+D2)] x K +17 x (Z1x F1+Z2 x F2)} x 5”, - thuhet në udhëzimin e MAS.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 Mars 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com