Fortuna Dusseldorf- Paderborn/ Futbolli në Europë rinis me derbi shqiptarësh

Fortuna Dusseldorf- Paderborn/ Futbolli në Europë rinis me derbi shqiptarësh

Foto ilustruese

Fortuna Dusseldorf-Paderbord do të jetë ndeshja e shumëpritur që do të ristartojë futbollin në mbarë Europën dhe patjetër edhe në 5 ligat më të rëndësishme. Është zyrtarizuar tashmë se Bundesliga do të rinisë më 15 maj dhe pikërisht ndeshja hapëse do të jetë edhe një derbi mes shqiptarësh. Kjo pasi tek Fortuna aktivizohet kosovari Valon Berisha ndërsa ndërsa tek Paderborn Klaus Gjasula që mban edhe shiritin e kapitenit.

Mediat gjermane bëjnë me dije se Bundesliga do të rinisë aty ku e la pra me ndeshjet e javës së 26-të të kampionatit dhe pikërisht të premten e 15 majit me ndeshjen Fortuna Dusseldorf-Paderborn. Kjo do të thotë se kjo ndeshje do të jetë e para ndeshje në Europë që pas ndërprerjeve  të ligave respektive për shkak të pandemisë së koronavirusit. Të dyja ekipet luftojnë për të mos rënë nga kategoria ndërsa kjo javë sjell edhe derbin mes Dortmundit dhe Schalkes. Këto janë ndeshjet e javës së 26-të në Gjermani.

Borussia Dortmund vs Schalke
RB Leipzig vs Freiburg
Frankfurt vs Monchengladbach
Ëerder Bremen vs Leverkusen
Hoffenheim vs Hertha Berlin
Dusseldorf vs Paderborn
Augsburg vs Ëolfsburg
Koln vs Mainz
Union Berlin vs Bayern Munich/ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor

Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor