Sekretari amerikan  i Shtetit, Antony Blinken u takua me presidentin ukrainas, Volodmyr Zelensky në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Blinken premtoi mbështetje të qëndrueshme të SHBA-së për Ukrainën, pavarësisht një mosmarrëveshjeje në Kongresin amerikan për miratimin e fondeve të reja, shkruan Al Jazeera.

“Ne jemi të vendosur të mbështesim mbështetjen tonë për Ukrainën dhe po punojmë shumë ngushtë me Kongresin për të punuar për ta bërë këtë. E di që kolegët tanë evropianë do të bëjnë të njëjtën gjë", i tha Blinken Zelenskyy-t teksa u takuan në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
Zelensky thirrje për bashkim të Perëndimit në mbështetje të Ukrainës: Na duhet superioritet ajror për ta mposhtur Rusinë

1705423124_volodymyrzelensky.PNG

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i pranishëm në forumin ekonomik të Davos në Zvicër, bëri thirrje ndaj Perëndimir që të jetë i bashkuar në ofrimin e mbështetjes për Ukrainës teksa përballet me luftën gati 2 vjeçare të Rusisë.

Ai u bëri thirrje aleatëve të Kievit që të ndihmojnë Ukrainën për të krijuar superioritetin ajror kundër Moskës në mënyrë që të arrijë të fitojë luftën.

“Duhet të kemi superioritet ajror për Ukrainën. Ashtu siç kemi arritur superioritet në Detin e Zi, ne mund ta bëjmë këtë. Kjo gjë do të mundësojë përparim në terren… partnerët e dinë çfarë duhet dhe në çfarë cilësie”, ka thënë Zelensky.