Forumi i OSBE, thirrje për mbrojtje më të fuqishme të të drejtave pronësore dhe të banimit në Kosovë
PRISHTINË, 13 Nëntor /ATSH/- Pjesëmarrësit e forumit të OSBE-së bëjnë thirrje për mbrojtje më të fuqishme të të drejtave pronësore dhe të banimit në Kosovë. Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi sot një forum për të drejtat pronësore dhe të banimit për përfaqësues të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë, ministritë relevante, Zyrën e […]
/ATSH/- Pjesëmarrësit e forumit të
OSBE-së bëjnë thirrje për mbrojtje më të fuqishme të të drejtave pronësore dhe të banimit në Kosovë.
Misioni i OSBE-së në Kosovë organizoi sot një forum për të drejtat pronësore dhe të banimit për përfaqësues të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Kosovë, ministritë relevante, Zyrën e Kryeministrit, gjyqësorin, policinë dhe Agjencinë Kosovare të Pronës.
Në komunikatën e dërguar theksohet se qëllimi i forumit ka qenë avancimi i dialogut mes komuniteteve dhe institucioneve, dialog i nisur nga OSBE-ja në prill të këtij viti.
"Uzurpimi i paligjshëm i tokës dhe i shtëpive që u takojnë personave të zhvendosur, kërkesat për pagesë të shërbimeve komunale dhe taksave nga personat e zhvendosur për pronat ku nuk kanë qasje dhe niveli i ulët i kthimit të pronës, janë pengesa për kthim të qëndrueshëm dhe ato duhet të adresohen", ka thënë Ambasadori Jean-Claude Schlumberger, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.
Ai i ka përgëzuar institucionet e Kosovës për nxjerrjen e ligjeve dhe akteve nën-ligjore, që forcojnë mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe të banimit dhe për përpjekjet e tyre që t'i afrohen komuniteteve, si dhe për masat e marra deri më tani për të zbatuar këtë kornizë ligjore.
Pjesëmarrësit e forumit u bënë thirrje institucioneve, që të adresojnë të gjitha çështjet e hapura të cilat përfshijnë edhe lajmërimet joadekuate për proceset e shpronësimit dhe përparimin e ngadalshëm në rregullimin e vendbanimeve joformale.
Misioni i OSBE-së do të vazhdojë të angazhohet me institucionet dhe komunitetet për të ndihmuar mbrojtjen e të drejtave pronësore dhe të banimit të të gjithë njerëzve në Kosovë. Forumi i radhës është planifikuar të mbahet në verën e vitit 2015.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2007
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56