Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Francë, ku do të mbahet sot edicioni i 6-të i Forumit të Paqes në Paris.

Kreu i qeverisë është pritur nga presidenti i Francës Emmanuel Macron. Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, ka ndarë edhe një foto me çiftin presidencial francez.

‘Paris, Élysée Palace - Për darkën zyrtare me Presidentin Macron!’- shkruan Rama.

Kujtojmë se kryeministri Rama do të propozojë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, lirimin e pengjeve si dhe tërheqjen e trupave nga zona e konfliktit. Ky plan do t’i prezantohet Presidentit Francez Emmanuel Macron.

Në forumin e paqes në Paris, që do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor, do të marrin pjesë mbi 50 shtete.