Forumi i Prespës, Kurti: Falenderoj DASH që kërkoi lirimin e 3 policëve, NATO të dënojë agresionin serb! Stoltenberg: Paqja dhe demokracia kundër luftës

Ditën e sotme në Strugë të Maqedonisë së Veriut është mbajtur forumi i Prespës për dialogun ku kanë marrë pjesë liderë të vendeve të rajonit të Ballkanit. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili falenderoi reagimin e Departamentit Amerikan të Shtetit ku kërkohet lirimi i 3 policëve të Kosovës që u rrëmbyen nga Serbia si dhe shtoi se akuza ndaj tyre për terrorizëm është hedhur poshtë nga gjykata dhe se ka mbetur në fuqi akuza për armëmbajtje pa leje. Ai tha se NATO duhet të gjykojë aktin e agresionit serb dhe të hiqet statusi që i lejon Serbisë të mbajë një armëatë personash të armatosur në vijën kufitare. 

“Falenderoj DASH-in që kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës pa kusht. Duhet të kthehen policët dhe më pas na duhet bashkësia ndërkombëtare që të gjykojë qartë agresionin serb në Kosovë. Sepse me rrëmbimin e 3 policëve shkeli nenin 4 të marrëveshjes së Kumanovës në vitin ’94 dhe mendoj se NATO duhet të gjykojë veprimin e Serbisë dhe duhet të kërkoj të rikthehet siguria në këtë zonë. Për sigurinë e Ballkanit është me rëndësi të ndërpritet statusi i armatës serbe rreth kufirit”- tha Kurti.

“Bota është në një udhëkryq” deklaroi sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një videomesazh me të cilin iu drejtua të pranishmëve në forumin e Prespës që po mbahet sot në Strugë, Maqedoni e Veriut

Invazioni brutal rus mbi Ukrainë tronditi paqen në Europë dhe sigurinë. E marrëdhëniet me Rusinë nuk do të jenë më njësoj. 

“Kurdo që do të përfundojë lufta marrëdhëniet me Rusinë u ndryshuan dramatikisht. Ambienti i sigurisë në Europë nuk do të jetë si më parë. Presidenti Putin do një Europë tjetër që humb demokracinë dhe lirinë” nënvizoi Stoltenberg

Në anën tjetër është Kina

“Shohim që Kina dhe Rusia afrohen mes vedi, por Kina nuk është armiku jonë por sfidon sigurinë dhe vlerat tona” tha kreu i NATO-s

Stoltenberg ka dhe një përgjigje për skeptikët e zgjerimit të Bashkimit Europian.

 “Ky event pyet nëse do të kemi familje të zgjeruar europiane deri në vitin 2030. Është mision i pamundur apo i mundur? Përgjigjja është se është më shumë se mision i mundur dhe në fakt ndodh në moment. Duke ndjekur hapat e Maqedonisë së Veriut Finlanda iu bashkua aleancës. Dhe kjo është përgjigje e drejtëpërdrejtë e Rusisë" vijoi më tej.

E ndërsa siguroi se aderimi i Suedisë në NATO do të kompletohet sa më shpejt të jetë e mundur, Rusia nuk do të ketë asnjë shans të ndalojë aderimin e Ukrainës në NATO

“Ukraina i takon familjes veriatlantike. Të gjithë aleatët tanë u pajtuan dhe dakordësuan se Ukraina do të jetë anëtare e NATO. Këtë vendim e marrin anëtarët dhe Rusia këtu nuk ka të drejtë të vendosë veto”

E kur bota është në një udhëkryq  dhe në një drejtim është frika, luftë në anën tjetër kemi demokraci dhe paqe dhe kjo është rruga që NATO çdo herë do e sjellë e mbylli fjalimin e tij Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg në sesionin  “Paqja dhe demokracia kundër luftës dhe autokracisë” që po mbahet në Maqedoninë e Veriut.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:41
Samiti i Prespës, Kurti: Nuk mbështesim asnjë platformë në rajon pa përfshirjen e BE-së

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u shpreh se nuk mbështet asnjë platformë në rajon pa përfshirjen e Bashkimit Europian, duke ju reaguar Ballkanit të Hapur.

‘Forcat e Sigurisë së Kovës nuk do ta kalojnë lumin Ibër në veri. Kërkoj që të kompozohet ky vakum në veri sepse kemi nevojë që kufijtë tanë të mbrohen të ruhen dhe nuk është korrekt që forcat e sigurisë së Kosovës nuk duan ta kalojnë Ibrin. Bashkëpunim rajonal po. S’ka platformë më të mirë se Procesi i Berlinit. Procesi i Berlinit i përmban të dyja. Nënshkruan3 marrëveshje 6 vendet, ku kancelari Scholz e ripërtëri procesin e Berlinit. Ne presim të rindërtojnë procesin e Berlinit. Sa i përket asociacionit, neni 10 i dokumentit thotë se të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel duhet të zbatohen. Dy nga këto 39 marrëveshje janë të lidhura më shumicën e serbëve në këto komuna. Nuk mbështesim platforma në rajon pa përfshirjen e BE-së.’- tha Kurti.

Ora 13:33
Kurti: Akuzat për terrorizëm ndaj tre policëve janë rrëzuar! Faleminderit DASH që i kërkoi Serbisë lirimin e tyre

1686915005_kurti.jpg

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka qenë i pranishëm në samitin e Prespës në Strugë ka falënderuar Departamentin Amerikan të Shtetit për thirrjen e bërë ndaj Serbisë për lirimin e 3 policëve të rrëmbyer. Kreu i ekzekutivit të Kosovës tha se prokurori në Serbi ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm ndaj 3 policëve të arrestuar. 

Ai tha se NATO duhet të gjykojë veprimin e Serbisë që e cilësoi si agresion dhe kërkoi që të hiqet statusi që i lejon serbëve të kenë një armatë në vijën kufitare.

“Falenderoj DASH-in që kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës pa kusht. Duhet të kthehen policët dhe më pas na duhet bashkësia ndërkombëtare që të gjykojë qartë agresionin serb në Kosovë. Sepse me rrëmbimin e 3 policëve shkeli nenin 4 të marrëveshjes së Kumanovës në vitin ’94 dhe mendoj se NATO duhet të gjykojë veprimin e Serbisë dhe duhet të kërkoj të rikthehet siguria në këtë zonë. Për sigurinë e Ballkanit është me rëndësi të ndërpritet statusi i armatës serbe rreth kufirit”- tha Kurti.

Ora 10:45
Begaj në forumin e Prespës: Kurti dhe Vuçiç të marrin përgjegjësinë për t’u pajtuar! Ata që synojnë rikthimin e konflikteve në rajon, do të dështojnë

 

Presidenti Bajram Begaj ka qenë i pranishëm në forumin e Prespës për dialogun mes vendeve të rajonit të mbajtur sot në Strugë të Maqedonisë së Veriut. Duke folur për situatën e krijuar së fundmi me tensionet mes Serbisë dhe Kosovës, Begaj tha se dakordësia e arritur në Ohër mes tyre në 18 mars, po shndërrohej në një moment zhgënjimi. Ai bëri thirrje që Vuçiç dhe Kurti të marrin përgjegjësitë dhe të çojnë përpara procesin e pajtimit mes dy vendeve që drejtojnë.  

“Dakordësia e fundit publike e arritur në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një moment tjetër optimizmi, por që shumë shpejt duket sikur po shndërrohet në një moment zhgënjimi. Nuk dua të hyj këtu në detaje, pasi partnerët tanë evropianë dhe amerikanë po japin një kontribut të jashtëzakonshëm që palët të arrijnë një kompromis për normalizimin e marrëdhënieve e njohjen reciproke. Askush nuk mund të verë sot në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Kosova është një realitet politik i pakthyeshëm! Por vlerësoj, se është koha e duhur që liderët e këtyre dy vendeve të ndërrmarrin përgjegjësitë historike, që ashtu si ata të Maqedonisë së Veriut e Greqisë pesë vjet më parë, të çojnë përpara procesin e pajtimit, si dhe normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen mes tyre”- nënvizoi presidenti.

Teksa foli për mundësitë e bashkëpunimit më të ngushtë mes vendeve të rajonit, Begaj theksoi se sfidat për stabilitetin e rajonit janë shtuar së fundmi por shtoi se duhet të bëhet gjithçka për dështimin e planit të atyre që kanë qëllim rikthimin e konflikteve në Ballkan.

“Konstatojmë me keqardhje se në vitet e fundit për shkak të rritjes së aktorëve të tretë në rajonin tonë, gjithnjë e më shumë po zë vend mëdyshja, demokraci apo stabilitet.  Sfidat e reja janë më komplekse, nënvizoj të theksoj se sot marrin më shumë vlerë se kurrë qeverisja demokratike. Ata që synojnë kthimin e rajonit në të shkuarën konfliktuale, duhet të bëjmë që të dështojnë. Ballkani ka mundësi reale të krijojë energji pozitive. Ka një kontribut dhe eksperiencë për të ndarë. Kësisoj konfliktet tona mund të bëhen mësimet tona”-tha Begaj.

S.G/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja