Forumi ndërkombëtar mbi kujtimin e Holokaustit në Malmo, Rama niset nesër drejt Suedisë

Forumi ndërkombëtar mbi kujtimin e Holokaustit në Malmo, Rama niset nesër drejt Suedisë

Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama niset nesër drejt Suedisë me ftesë të kryeministrit suedez, për të marrë pjesë në forumin e nivelit të lartë mbi kujtimin e Holokaustit, në Malmo, si dhe për të luftuar antisemitizmin. Forumi ishte planifikuar për tetor 2020, 20 vjet pas forumit të parë ndërkombëtar mbi Holokaustin në Stokholm, por u shty për shkak të pandemisë dhe do të zhvillohet me 13 tetor 2021.

Kujtojmë se në tetor të 2020, Shqipëria iu bashkua 34 vendeve anëtare të Aleances Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit, (IHRA) mes të cilave edhe Gjermania, duke miratuar rezolutën për përkufizimin e përdorshëm për antisemitizimin, të përcaktuar nga kjo Aleancë. Rezoluta mori votat unanime pro të deputetëve të pranishëm dhe asnjë votë kundër.

 'Antisemitizmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, i cili mund të shprehet si urrejtje ndaj hebrenjve. Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose jo hebrenj dhe/ose ndaj pronës se tyre, ndaj institucioneve dhe objekteve fetare të komunitetit hebraik', thekson rezoluta përkufizimin e përdorshëm të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë