Forumi për Ndërlidhje Infrastrukturore Ballkan-BE, Rama: Zgjerimi, gjithnjë e më pak retorikë e BE, duhet të mbështetet për transformimin! 'Ballkani i Hapur', zbatim i Procesit të Berlinit

'Ballkani Perëndimor të mbështetet për transformimin', kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në edicionin 7 të Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës që po zhvillohet sot në Tiranë dhe do të vijojë edhe ditën e nesërme.

Rama u shpreh se zgjerimi dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor është përherë e më pak retorikë e Bashkimit Evropian.  Sipas tij procesi i zgjerimit mund të kërkojë shumë kohë.

"Ndërgjegjësimi dhe vetëdija që ngel është gjithmonë e më lart për rëndësinë që Ballkani Perëndimor ka, për pozicionin që ka, për vetë arsyet për të mbrojtur Evropën nga emigracioni i paligjshëm. Sjell idenë se Ballkani Perëndimor duhet të mbështet më tej në procesin e transformimit. Një prej instrumenteve të rëndësishme që BE ka identifikuar si motor për të shtyrë transformimin para është plani ekonomik. Jemi të qartë për situatën dhe duam të bëjmë më të mirën. Ballkani Perëndimor të mbështetet për transformimin", tha Rama

Ai u ndal edhe te iniciativa e 'Ballkanit të Hapur', teksa theksoi se është njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit. Sipas Ramës, Procesi i Berlinit ka një problem, autorësia është jashtë Ballkanit, teksa theksoi se duhet angazhim i brendshëm. Prandaj, sipas kryeministrit, një Rajon pa barriera, është rruga e duhur drejt së cilës duhet shkuar.

Tema e edicionit të 7 Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës përshkruan përpjekjet e përbashkëta të bashkëpunimit të 6 vendeve të Evropës Juglindore në angazhimin aktual të rimëkëmbjes dhe rritjes pas COVID-19.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
Rama: 'Ballkani i Hapur' njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit! Përpjekjet për ta bërë Rajonin pa barriere, rruga e duhur për të ecur përpara

 

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në edicionin e 7 Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës, u ndal edhe te iniciativa 'Ballkani i Hapur'. Ai tha se kjo nismë është vetëm njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit. Sipas Ramës, një Rajon pa barriera, është rruga e duhur drejt së cilës duhet shkuar.

"Kriza energjike po godet të  gjithë Europën, veçanërisht ata vende që varen nga burimet e gazit. Europa varet rreth 95% te gazi që vjen në Evropë përmes destinacioneve të tjera. Harta e ndërlidhjes është e qartë, është hartuar qysh prej disa kohësh tashmë financimi dhe proceset operative për zbatimin e asaj për të cilën është rënë dakord për këtë hartë është sfida, është një sfidë e madhe. Unë këmbëngul se përmes Ballkanit të Hapur do kemi një mekanizëm shtesë për të nxitur saktësisht kapacitet që ne kemi për të bërë më shumë në këtë drejtim. Investimet në ndërlidhje, kombinuar me përpjekjet e përbashkëta për ta bërë rajonin tonë pa barriera sa i takon barrierave jotarifore, është gjëja e duhur për t'u bërë për të ecur përpara. Ka opinione konfuze për Ballkanin e Hapur, por është frymëzuar nga Procesi i Berlinit dhe zhvillim i natyrshëm i Procesit të Berlinit, Instrument i krijuar në Rajon për të zbatuar objektivat e Procesit të Berlinit. Procesi  Berlinit ka një problem,autorisa është jashtë Ballkanit. Ne mundemi dhe duhet të përqendrohemi vetëm te Ballkani, duhet një angazhim i brendshëm. Ballkani i Hapur është njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit", tha Rama.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar

Çmontohet organizata shqiptare që kontrabandonte drogë nga Belgjika drejt Britanisë, mbi 30 kontrolle banesash dhe disa të arrestuar