Forumi Shqiptar fitoi zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi, Nikolla uron Nik Gjeloshaj: Fitorja një mundësi më e mirë për të gjithë shqiptarët

Forumi Shqiptar fitoi zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi, Nikolla uron Nik Gjeloshaj: Fitorja një mundësi më e mirë për të gjithë shqiptarët

Foto nga festa në Tuz

MALI I ZI- Koalicioni “Forumi Shqiptar - Bashkim dhe Zhvillim”, i drejtuar nga Nik Gjeloshaj, ka fituar shumicën absolute në zgjedhjet në Tuz, të cilat u mbajtën një ditë më parë. Forumi Shqiptar ka fituar shumicën absolute, me rreth 52 për qind të votave sipas rezultateve paraprake.

Kjo fitore u ka siguruar koalicionit të forcave politike shqiptare 18 mandate në Kuvendin e Komunës së Tuzit, që do të thotë 32 vende. Pas fitores në Tuz të Malit të Zi, komunë e banuar me shumicë shqiptare në afërsi të Podgoricës, shpërtheu festa kuqezi.

Ditën e sotme, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, uroi fituesit e zgjedhjeve ndërsa shkruan se kjo fitore do t’i shërbejë zhvillimit dhe mirëqenies të shqiptarëve në Malin e Zi.

“Përgëzime koalicionit “Forumi shqiptar” dhe kryetarit të komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, për fitoren në zgjedhjet e 5 marsit! Vullneti i zgjedhësve të Tuzit do t’i shërbejë zhvillimit, mirëqenies, bashkëjetesës paqësore të komuniteteve dhe të drejtave të shqiptarëve në vendin fqinj!”, shkruan Nikolla.

Koalicioni fitues përbëhej nga Alternativa Shqiptare (AA), e drejtuar nga kryetari aktual i Tuzit, Nik Gjeloshaj, por edhe nga Aleanca Demokratike e Shqiptarëve (DSH), Unioni Kombëtar Shqiptar (UKSH) dhe Aleanca Demokratike e Malit të Zi (DSCG).

Nga 12.387 persona që kishin të drejtën e votimit, në zgjedhje morën pjesë 8245 votues ose 66.56 për qind. 69 fletë votimi ishin të pavlefshme. Koalicioni ‘Rruga e Drejtë’, i përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Partia Boshnjake (BS), Social Demokratët (SD) dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve (DUA) morën 12 mandate. Ndërsa nga një mandat morën SDP dhe Mali i Zi Demokratik.

Që prej vitit 2018, kjo është hera e dytë që mbahen zgjedhjet lokale që nga ndarja e kësaj komune nga komuna e Podgoricës. Në zgjedhjet e para të vitit 2019, Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Milo Gjukanoviç humbi pushtetin në Tuz, e cila deri atëherë kishte një bazë të fortë elektorale dhe mbante pushtetin në këtë komunë urbane.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja