Nis festa kuqezi në Tuz të Malit të Zi, Forumi Shqiptar fiton shumicën absolute! Nik Gjeloshaj: Falënderoj shqiptarët për mbështetjen (VIDEO)

MAL I ZI- Tuzi ka shpërthyer në festë. Shqiptarët kanë mbushur sheshet e po festojnë më flamujt kuqezi, pasi në zgjedhjet që u mbajtën ditën e sotme koalicioni “Forumi Shqiptar” ka arritur të fitojë bindshëm përballë 3 koalicioneve të tjera dhe listave të pavarura duke fituar shumicën absolute.

Report Tv sjell pamjet nga festa e shqiptarëve, ndërsa kryetari aktuali i Tuzit, shqiptari Nik Gjeloshaj foli pas fitores së siguruar në këto zgjedhje. Për mediat shqiptare, Tuzi tha se kjo fitore është një mesazh përbashkimi për të gjithë shqiptarët kudo janë, ndërsa i falënderoi ato për mbështetjen.

"Shqiptarët vazhdojnë me qeveris, kemi qeveris mirë. Kjo është nota që na kanë dhënë qytetarët e malësisë. Falënderoj të gjithë ata që në kanë përkrah, të gjithë diasporën, shqiptarët kudo që janë për mbështetjen që na kanë dhënë", tha Gjeloshaj. 

Nik Gjeloshaj dhe koalicioni “Forumi Shqiptar” sipas rezultateve paraprake kanë siguruar 18 mandate komunale, shumicën absolute, duke u dhënë atyre të drejtën për të zgjedhur edhe kryetarin e komunës. Kështu, shqiptarët pa humbur kohë kanë nisur festën nën ngjyrat kuqezi.

Prej mëngjesit të ditës së sotme qytetarët në Tuz u janë drejtuar kutive të votimit deri në orën 20:00. Nga 12.387 persona që kishin të drejtën e votimit, në zgjedhje morën pjesë 8245 votues ose 66.56 për qind. 69 fletë votimi ishin të pavlefshme.

Alternativa Shqiptare e kryetarit aktual të Tuzit, Nik Gjeloshaj, është bashkuar me Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve, Unionin Kombëtar Shqiptar dhe Lidhjen Demokratike të Malit të Zi nën emrin “Forumi Shqiptar” dhe siguruan 18 mandate. E në krahun tjetër është koalicioni ‘Rruga e Drejtë’, i përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Partia Boshnjake (BS), Social Demokratët (SD) dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve (DUA) morën 12 mandate. Ndërsa nga një mandat morën SDP dhe Mali i Zi Demokratik.

Që prej vitit 2018, kjo është hera e dytë që mbahen zgjedhjet lokale që nga ndarja e kësaj komune nga komuna e Podgoricës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:22
Zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi, rezultatet paraprake! Forumi Shqiptar merr 18 mandate, DPS 12, Demokratët dhe SDP nga një mandat

Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve lokale në Tuz, koalicioni i Forumit Shqiptar ka fituar 18 mandate, pra 4282 vota, që është 51.83 për qind.

Dymbëdhjetë mandate u fituan nga koalicioni ‘Rruga e Drejtë’, i përbërë nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), Partia Boshnjake (BS), Social Demokratët (SD) dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve (DUA). Për ta kanë votuar 2755 qytetarë të Tuzit, 33.35 për qind.

Për Malin e Zi Demokratik votuan 417 qytetarë, që është 5.05 për qind dhe kjo parti fitoi një mandat.

Partia Social Demokratike (SDP) gjithashtu fitoi një mandat. Ata fituan 333 vota, 4.03 për qind.

Partitë e tjera që morën pjesë në zgjedhje nuk fituan dot asnjë mandat. Partia Popullore Socialiste ka fituar 160 vota ose 1.94 për qind, ndërsa Koalicioni Shqiptar (PD, Forca) ka fituar 189 vota ose 2.29 për qind.

Partia për Drejtësi dhe Pajtim (PSP) fitoi 126 vota, 1.53 për qind. Në zgjedhje dolën 8245 votues ose 66.56 për qind. 69 fletë votimi ishin të pavlefshme.

Ora 22:13
VIDEO/ Zgjedhjet në Tuz, Nik Gjeloshaj: Morëm shumicën absolute, falënderoj shqiptarët që na kanë përkrahur

Nik Gjeloshaj ka falënderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen, teksa konfirmoi se kanë fituar shumicën absolute në zgjedhjet që u mbajtën ditën e sotme në Tuz të Malit të Zi. Duke folur për mediat shqiptare, Gjeloshaj ka thënë se fitorja është përgjegjësi për të punuar më mirë për 4 vitet e ardhshme.

"Faleminderit të gjithë votuesve, se sot kanë dalë në mënyrë demokratike kanë shprehur vullnetin e tyre dhe kanë treguar se malësia do bashkim do zhvillim. Shqiptarët vazhdojnë me qeveris, kemi qeveris mirë. Kjo është nota që na kanë dhënë qytetarët e malësisë. Falënderoj të gjithë ata që në kanë përkrah, të gjithë diasporën, shqiptarët kudo që janë për mbështetjen që na kanë dhënë. Edhe kësaj here i kemi bashkuar shqiptarët kudo që janë. Fitorja absolute është përgjegjësi më e madhe për ne për të punuar edhe më shumë katër vitet e ardhshme", tha Gjeloshaj. 

 

Ora 21:36
VIDEO/Tuzi feston kuqezi, Nik Gjeloshaj në prag të fitores: Kemi shumicën absolute

 

Kryetari aktual i komunës së Tuzit dhe ai i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeljoshaj, ka thënë për “Vijesta” se kanë arritur një fitore bindëse në zgjedhjet lokale në atë komunë dhe se në Tuz do të kenë shumicën absolute. Ai tha se po shpallin fitore absolute dhe se deri më tani kanë fituar kanë 18 mandate.

Fikret Ljuljanaj, anëtar i shtabit zgjedhor të koalicionit të Forumit Shqiptar, tha se kanë fituar nga 18 deri në 19 mandate.

Ora 21:11
Zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi, përfundon procesi i votimit

Në Tuz të Malit të Zi kanë përfunduar procesi i votimit. Deri në orën 19:00 kishin votuar 63.82 për qind e qytetarëve. Sipas Ministrisë së Brendshme, të drejtë vote kanë 12.387 zgjedhës.

Tashmë ka nisur procesi i numërimit për të zgjedhur fituesin.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LORA: 06/03/2023 00:32

    Bravo per bashkimin e tere shqiptarve ne Tuz te Malit te Zi. Pune te mbare per gjithe qytetaret e Tuzit.

    Përgjigju
  • Agjenti: 05/03/2023 22:36

    Bravo shqiptareve. Gjithmone te bashkuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)