Foshnja e parë pas 12 vitesh, në ishullin ku ndalohet lindja

Foshnja e parë pas 12 vitesh, në ishullin ku ndalohet lindja

Ishulli Fernando de Noronha

Një ishull i izoluar brazilian ku lindja është e ndaluar, është duke festuar lindjen e foshnjës së parë në 12 vite.

Ishulli Fernando de Noronha është 370 kilometra larg qytetit Natal, ka 3 mijë banorë, mirëpo nuk ka asnjë repart të lindjes.

Nënat shtatzënë duhet që të udhëtojnë për në qytet që të kujdesen për lindjen. Një grua, e cila nuk dëshiron të jetë e njohur për publikun, ka lindur këtë të shtunë në ishull.

Ajo thotë se nuk ka e ka ditur se ka qenë shtatzënë dhe ka mbetur e shokuar.

“Të premten mbrëma unë kisha dhimbje, shkova në banjë dhe pashë që po lindja”, citohet të ketë thënë 22 vjeçarja, raporton BBC.

Foshnja e gjinisë femërore u dërgua më pas në spital. Për ta festuar këtë lindje të rrallë, banorët po ndihmojnë familjarët duke u dhuruar atyre rroba për vajzën.

Ky ishull ka disa prej plazheve më të bukura të botës, dhe është i njohur për jetën e egër në parkun nacional detar të Brazilit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë